“Koha e Mustafit te Arsenali ka kaluar”

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Ish mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka thënë se koha e Shkodran Mustafit te Arsenal ka kaluar.

Mbrojtësi shqiptar që luan për Gjermaninë, shënoi një autogol të hershëm në Anfield, në ndeshjen dramatike mes Liverpool dhe Arsenal.Mustafi pas kësaj ndeshje është kritikuar shumë nga tifozët e Arsenalit, e po ashtu edhe nga njerëzit e futbollit.

 “Unë mendoj se kanë kaluar ditët e Mustafit duke luajtur në Premierligë. Ai është vetëm një nga ata mbrojtës. Kur dikush e bën atë gjë i bën të tjerët nervozë”, ka thënë fillimisht Carragher për Sky Sports.“Mendoj se pasi të largohet ai, do të jetë më mirë për të gjithë në Arsenal”, përfundoi ish-mbrojtësi i Liverpoolit.

Të ngjashme