1. Mos me pas qenë i rrezitur hajde de, ndoshta ish duk i rrezikshëm.
Po kështu politikani i rrezitun po duket qesharak, dikush që aq shumë ia ka marrë anën kënaqësia sa ka harru m’u largu prej diellit.
Rambo.
Që i tha pishpirik prokurorit që iku si ‘qyqan’ prej Kosove e flet për luftën si gjatë luftës që flisnin nga fundi i botës patriotët platonik, mirë ia bëri, se janë një grup i madh shqiptarësh serbofila (të preferuarit e UNMIK-ut) që rrinë dezhurni kurrë pa flejt, (serbët flejn e ata nuk flejn), në pritje të ndonjë lajmi kundër UÇK-së.
Por ama ti thuash hajn një qyqani, gjurmët e vizllimës së pavlloviçit në ftyrën e të cilit shihen prej helikopteri, një i dashuruar në vetveten që ikë nga puna e përgjegjësitë e veta ‘prej tute’ plus s’guxon as me tregu kush e ka tutë, s’është mirë.
M’u tutë mashkulli plus mos me guxu as me tregu kush e ka tutë, e plus me ikë nga Kosova e lirë, merre me mend ti çka ka qenë në gjendje çifti i tij me bë gjatë luftës për me shpëtu prej armikut serb.
Ai që ikë nga Kosova e lirë prej tute, s’ka lënë të zezë të Zotit që s’ka bë për me pshtu shpirtin e tij gjatë luftës.
Se, me ikë nga lufta, kur s’je në gjendje me luftu, është normale, e kemi obligim me ru së paku jetën tonë kur nuk jemi në gjendje me mbrojtë kërkon.
2. Këtë shkrim po e shkruan dikush që i vjen shumë inat me tregu se merr mesazhe palidhje, fyese apo ofenduese, (dhe ndoshta i fshinë pa i lexu), dikush që tutet ndoshta (me siguri që tutet) por nuk pranon të tutët, dikush që mendon se Ushtria Çlirimtare ishin krejt populli dhe që mendon se UÇK është e shenjtë dhe s’ka fushatë as propagandë që mundet me dëmtu, se nuk don një shibël me ra në të.
Dikush që lëkundet prej vendit kur e kujton heroin e gjallë të UÇK, Bekim
Shyti, i cili bashkë me ushtarët e tij nuk u largua asnjë çast nga Kosova dhe shpëtoi qindra familje, në mesin e tyre edhe familjen time.
Mëngjesi i hershëm në Oshlan, çelej me kushtrimin e ushtarëve të UÇK-së. Djemtë t’ri pa i mbush 20-të vjet. Ata ishin super trima dhe super heronjë sepse s’kishin as armë si duhej e lëre më sa duhej, se kush ka armë e ka kollaj të bëhet trim.
Qysh mundem me harru ditën kur hyri NATO dhe kur Bekim Shyti me ushtarët e tij erdhi në shtëpinë ku rrinim të ngujuar në Shtitaricë e na tha ‘Liria erdhi’.
E ne, mbi 50 vajza e gra, s’ditëm m’u gëzu nga gëzimi, tuj e lyp pamjen e lirisë, qysh duket ajo Liria, thjesht UÇK ishe fotografia e lirisë.
Ata s’ishin shkenctarë e pejgamberë, ata ishin luftëtarë. Prej tyre lypej trimëria e jo shenjtëria.
Qysh harrohet e shkelet buka n’ore e ushtarëve të UÇK-së, magjja, mielli me të cilat ushqenin popullin, jo për t’u ngopur por për të mbetur gjallë.
Më përpara do ta pija helmin sesa që do të mund të mendoja keq për UÇK-në.
Sepse, duhet të jesh armik i lirisë e dashamirë i Serbisë të ta lejojë karakteri të flasësh keq për UÇK-në, ushtarët e të cilës kurrë s’kanë treguar (sepse janë krenarë) se sa shumë kanë vuajtur dhe sa shumë vuajnë për kafshatë të gojës, përballë një shoqërie civile që ua numëron ato dhe s’qetësohet natë e ditë me qëllimin më të errët t’i mohojë e t’ua humb vlerat.
3. Çdo fis ka pis. Kisha zbulon skandale që marre të vjen edhe m’i shkru; ndodhi fëmiu e mbyti nanën e tij pse nuk i dha pare për drogë; ka çka s’ka në këtë botë, në secilën familje e në secilën organizatë, ndodh që edhe në UÇK ka pasur ndonjë djalë joserioz që mund ta ketë bërë ndonjë lëshim apo gabim, apo shkelje e krim quaje si të duash, ama dëshira e zjarrtë e bashkëpunëtorëve malogradjanë të Serbisë dhe mediave të tyre shqip që UÇK të mohohet, nuk do t’u realizohet kurrë. Do të desin me atë zhig.
4. Se ku hyna ku dola.
“Hajn i pulave” do me thënë hajn i vogël , aq i vogël që s’guxon me vjedh knus, po guxon me vjedh veç pula se kollaj me pula.
Se me qenë has hajn që me të respektu Kosova duhet me qenë milioner si puna e Rambos. Unë ty, me qenë kryeprokurore, n’dakik ta kisha konfisku pasurinë derisa të kishe tregu ti fije e për pe ku i ke marrë ato pare, e masandej nëse e kishe ditë me arsyetu t’i kisha kthy paret.
Edhe Elezit ia kisha konfisku pulat derisa t’kish tregu ku ka qenë knusi kur ai ka avullu pulat.
(Nuk është nënçmim me t’krahasu dikush me pulën se pula mundet me hëngër gjarprin (nëse e gjen të vogël), masandej grekët besojnë se pulës i tutët edhe luani. Plus që ku ka pula, s’ka minj, s’ka mace, s’ka gjarprinj)….Mirë o puna.
5. Uroj që Elezi së paku nuk e ndërron identitetin apo mo Zot gjininë në Amerikë prej tute.
Se madje edhe m’u m’ka ndodh m’u tut ?, nuk ish ndjenjë e mirë, është ndjenjë femërore më shumë, s’di qysh me ua spjegu trimave.
6. Veteranët s’bën m’i nguc. Ka pasur gabime-le të ndreqen gabimet. Është normale dëshira e shqiptarëve të nukërohen si çlirimtarë të Kosovës, lakmojnë, dhe me një proces të qetë normal, rregullohen këto punë, e s’bëhen filma me këtë punë se është fyerje për veteranët e vërtetë.
Në një mënyrë a tjetër (përveç serbofilëve) e krejt Kosova ishin UÇK, edhe ai që përtej oqeanit dha pare e djersë për luftën, edhe ai që këndoi dhe i dha zemër e vullnet luftës, edhe ai që shkroi vjersha, të gjithë, por tjetër gjë që nuk ka mundësi që të gjjthë të ngjehen veteranë.
7. E Aleksandër Lumezit më mirë i rrinë bërmudet sesa uniforma e drejtësisë.
Kur e mori detyrën, e kam pas pa në sheshin Nënë Tereza, duke ecë me bermude e me sandalle me një gisht, menjëherë e kam
pas ditë se s’ka mashkull këta që e merr seriozisht, zani s’guxon me ju ndi, jo pse tutet prej zorit, por pse ky vet ka qejf m’u tutë, ndjehet tamam në bermude me palma ?kur e thërrasin e i japin urdhëra.
Le ti japim, unë s’do të protestoj kundër tij, shkaku se ata që po protestojnë kundër tij e kanë mllefin me UÇK-në e jo me të, sepse janë ata që krahas Serbisë (dhe edhe më shumë se Serbia) kanë shkruar libra dhe aktakuza kundër UÇK-së.
(Pra, aq shumë tutën prej komandantëve sa shkruajnë edhe libra kundër tyre e një qime floku s’ju mungon).
8. Mbajsha ymyd që në shtator ec Ramushi, po s’di çka po don me ndodh, mu zakonisht nuk më plotësohen dëshirat.
Sot mos i qoftë për kob më ka shti me qesh me vendimin e tij që Albena Reshitaj m’i pri Taskës së Pastrimit të Kosovës, me ldirë mirë me rranjë bërllogun tomë prej shtatorit deri në dhjetor, i poshtri i botës e kish shpall ‘Kryepastruesja e Kosovës’.
Neve femrave nuk na hiqet fshisa prej dore badihava. Na ndjek fshisa si shtriga përmas. Boll që s’po na shtin edhe mi maru vet fshisat si ktyneherë, vet i marojshin gratë t’ngratat, i prejshin pipat e lajthijave e do lloj pipash të ri të drunjve të hollë e
u marojshin fshisat e oborrit.
7. Besa një ditë dikush më tregoj se njani që ka qenë berber (mesatar, jo qaq berber zoti) u ba këshilltar i lartë politik, e unë qysh di kur du m’u ba e poshtër propozova që të bëhet zyrtar për depilim, në kuadër të divizionit për estetikë.
Se, shpesh ndodh shkojmë në punë e harrojmë llokmat n’kry ose figaron në rrymë e rrezik m’u kall shpija…
Kështu kur e din Rambo e do do që e ka zyrtarin për depilim, më ndryshe, tfillohen sendet.
P.S. Derisa ne po mbajmë huj me njëri tjetrin, Durrësin e kishin ‘marrë’ serbët.
Pas 6 vjetësh abstenimi Isha nja tre dritë atje dhe më shumë degjova serbisht se shqip.
U mërzita bukur shumë, e mërzinë e adresova te hyjnitë, o Zot thashë kthejë shqiptarët në Shqipëri, dhe kështu kah u ktheva mbi 150 autobusë nga Kosova i pashë duke shkuar në Durrës.
U gëzova pastaj.