Gjithmonë ndër shqiptarë ka ekzistuar një energji anti perëndimore, e cila në çaste të caktuar historike është kthyer në stuhi shkatërruese kundër nesh.
Me gjasë, e vetmja gjë e vërtrtë në këtë terr të madh ku është futë vendi ynë është fakti se pushteti i gënjeshtrave po e vazhdon avazin e vet dhe po s’e ndal këtë hov të vetëshkatërrimit.
Nesër ka me qenë tepër vonë, siç kemi gabuar shpeshherë në histori.
Kurrë s’ mund të jenë të vërteta broçkollat e pushtetit se perëndimi është në anën e Serbisë.
Gjithë kjo pështymë e pushtetit të sotëm dhe e militantëve pa tru kundër perëndimit është rrjedhojë e deduksioneve osmane e komuniste që janë çjerrë me shekuj kundër perëndimit dhe popullit tonë i kanë shkaktuar vetëm mjerim e tragjedi.
Tutkuna, dijeni, kjo pështymë e ky vnerë kundër perëndimit, nuk mbërrin atje ku doni ju, por ju po pëahtyni vendin tuaj dhe po rrezikoni ta ktheni në moçal ku mund të fundosemi të gjithë.
E di, sot është kohë ideale për turmat me tru sa të peshkut me dalë në fushëbetejë e me vjellë vnerin e tyre kundër Perëndimit, m’ia tregu Europës vendin, ama të meçmit këto turma do t’i ndalnin dhe s’ do t’ i ndërsenin kurrë.