Ekonomia Online
FUNDIT

Kohë pandemie, Netflix regjistron 16 milionë abonentë të rinj

Kohë pandemie, Netflix regjistron 16 milionë abonentë të rinj

Kompania Netflix ka parë rritje të abonentëve këtë vit, pasi bllokimet në të gjithë botën po i mbajnë njerëzit nëpër shtëpi dhe ata po duan të argëtohen në ndonjë formë. Pothuajse 16 milionë njerëz krijuan llogari të reja në Netflix në tre muajt e parë të këtij viti, njoftoi kompania. Kjo është pothuajse dyfishi i […]

Kompania Netflix ka parë rritje të abonentëve këtë vit, pasi bllokimet në të gjithë botën po i mbajnë njerëzit nëpër shtëpi dhe ata po duan të argëtohen në ndonjë formë.

Pothuajse 16 milionë njerëz krijuan llogari të reja në Netflix në tre muajt e parë të këtij viti, njoftoi kompania.

Kjo është pothuajse dyfishi i regjistrimeve të reja që pati në muajt e fundit të 2019-ës.

Sidoqoftë, shërbimi i transmetimit, i cili qëndron pas disa prodhimeve milionëshe, tha se mbylljet kanë ndaluar pothuajse të gjitha xhirimet në të gjithë botën.

Ndërsa rënia e mprehtë në vlerën e shumë alutave nënkupton se abonentët e rinj jashtë SHBA-ve, ku është bazuar Netflix, nuk vlejnë aq shumë për kompaninë sa do të kishin qenë përpara krizës.

Një gjë e tillë ka dëmtuar rritjen e të ardhurave ndërkombëtare të saj.

Sidoqoftë, çmimi i aksionit të gjigantit për argëtim në shtëpi është ngjitur më shumë se 30% këtë vit pasi investitorët bazohen në aftësinë e tij për të përfituar nga njerëzit që kalojnë më shumë kohë brenda.

Të ngjashme