Presidenti aktual i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani do të sfidohet nga Linda Shala dhe Ismet Krasniqi, në Asamblenë Zgjedhore të KOK-ut, raporton Ekonomia Online.
Në mbledhjen e Asamblesë së Punës dhe asaj Zgjedhore të KOK-ut, të tre kandidatët u shprehen optimistë se do ta fitojnë garën.
Tutje Hasani tha se pas 4 vjetësh pune sot po përmbyllet ky cikël olimpik.
“Një punë e sukseshme dhe historike. Jemi në rrugë të drejtë KOK-ut. Ky sukses nuk do të ishte i arritshëm pa kontributin e federatave dhe trajnerëve. Mënyra si janë realizuar këto mbështetje janë bursat olimpike. Duke qenë në vitin olimpik bordi ka vendosur të dyfishojë mbështetjen. Derisa po presim medalje olimpike për senior nuk na kanë munguar të tjerat. Tetë medalje fitoj xhudo. Medalje na solli edhe atletika. Të gjitha këto medalje u fituan që nuk e njohin shtetin tonë. Sukeset nuk munguan as na karate dhe shumë sporte të tjera. Mbrëmë na gëzoi kombëtarja e futbollit duke mposhtur Lituaninë. Do të ndahen 24 bursa në vitin 2021. Në kohën e pandemisë ne organizuam festivalin e filmit sportiv ku 8 filmat më të mirë morën pjesë në Milano të Italisë ku Muhamet Ramadani zuri vendin e dytë”, tha ai.
Komisioni verifikues tha se nga 102 delegatë, prezent janë 99 dhe mungojnë 3 deri më tani, përndryshe në emër të komisionit ka kuorum të mjaftueshëm për të filluar me punë.
Musa Selimi delegat, thotë se nuk është votuar rendi i ditës.
“Vërejtja ime është sa i përket rendit të ditës për pranimin e federatave duhet të shtyhet pas procesit zgjedhor. Por meqë bëhet fjalë pë kuvendin zgjedhor të vitit 2020 kosiderojë ta shtyjmë pas zgjedhjes së kryetarit”, tha Selimi.
Fatmir Makolli delegati tjetër tha se ka vërejtje duke kërkuar që të ndahet Kuvendi i punës me atë Zgjedhor.
Ismet krasniqi, kandidati për të parin e KOK-u, ka kritikuar delegaët se po shikojnë vetëm interesat personale.
“Me keqardhje po na bëni sikur të jemi të padijshëm. Askush nuk është kundër pranimit të federatave mirëpo po shihet që ka interes për vota dhe mendoj se nuk duhet të kalojë tani. Bëhuni më serioz sepse kjo është vetëm për interesa personale”, tha Krasniqi.
Linda Shala kandidate për kryetarë të Komitetit Olimpik të Kosovës, duke folur për disktumin e pranimit të disa federatave si ajo e skermës dhe teqballit, tha se këto federata duhet të pranohen, por mos të kenë drejtë vote në Kuvend.
“Propozoj t’i pranojnë federata por të mos kenë drejtë votë në Kuvend zgjedhor për të mos e cenuar Kuvendin dhe mbarëvajtjen e tij”, tha ajo.