KOK vlerëson lartë kontributin e gazetarëve sportiv, 25 projekte u anuluan shkaku i pandemisë

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (ShGSK) kanë mbajtur konferencën vjetore “Sporti dhe Media”.

Aty u tha se gazetaret sportiv kanë dhënë kontribut të çmuar në avancimin e sportit në Kosovë.

Presidenti i KOK-ut, Krasniqi, tha se KOK ka një bashkëpunim të shkëlqyer më gazetarët sportiv, teksa përmendi faktin se këtë vit kanë dërguar gazetarë për të ndjekur nga afër Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

“Në prag të vitit që po e lëmë pas, së bashku me Shoqatën e gazetarëve sportiv te Kosovës po e organizojmë këtë konferencë. KOK ka një bashkëpunim të frytshëm me mediet e Kosovës, te cilat i konsiderojmë si krahu i djathtë i aktiviteteve tona dhe promovimit të sportit dhe sportistëve tanë. Ky bashkëpunim kulmoi ku gjatë këtij viti dërguam gjashte gazetarë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020″, ku patën mundësi që nga afër ti ndjekin garat e sportistëve tanë, që u kthyen me dy medalje”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Gazetarëve sportiv të Kosovës, Edmond Thaçi, tha se për ta ka qenë një vit i vështirë pas pandemisë, ku i kanë anuluar mbi 25 projekte.

“E kemi thënë edhe më herët se shoqata jonë e gazetarëve sportiv me pranimin në AIPSA në asociacionin e gazetarëve sportiv të Evropës Juglindore, do të mundohemi që do të mundohemi të jemi më lartë, ku e dimë që ishim në një periudhë të vështirë me pandeminë, madje 25 projekte i kemi të anuluara gjatë vitit 2020. Gazetaria sportive në Kosovë lidhet edhe me suksesin e sportistëve tanë të cilët çdo ditë e më shumë po na gëzojnë me rezultatet e tyre”, tha ai.

E zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, tha se organizimi i kësaj konference e cila është shndërruar në një organizim tradicional, ka rëndësi të veçantë për gazetarët sportiv.

Të ngjashme