Kokainë me logon “Coronavirus”, arrestohet shqiptari në Itali

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Një 33 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Shqiptari është kapur në Varese me 55 kg kokainë. Fillimisht policia ka dyshuar pasi ai po lëvizte në një zonë që ishte në izolim.

Policia e ka ndjekur shqiptarin dhe pasi e kanë ndaluar efektivët kontrolluan automjetin dhe gjetën tre çanta të mbushura me pako të mbështjella të cilat përmbanin pluhur të bardhë.

Pluhuri rezultoi të ishte kokainë, e ndarë në pesëdhjetë pako. Logoja e “Coronavirusit” ishte shtypur në pako, me një karikaturë që përshkruante molekulën e virusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme