Kolegji “Riinvest” njofton studentët: Paraqitni provimet deri me 31 mars

| 27 Mar 2019 | 16:40 | Nga

Kolegji “Riinvest” njofton të gjithë studentët se afati për paraqitjen e provimeve të nivelit Bachelor do të jetë i hapur deri më 31 mars.

Sipas njoftimit të “Riinvest”, sistemi online mundëson të paraqiten provimet.

“Ju njoftojmë që dje është hapur afati i prillit për paraqitjen e provimeve niveli BAÇELLOR, afati është i hapur deri me datën 31 mars ora 23:59. Për këtë afat nuk ka numër të limituar për provime. Lëndët që jeni duke i ndjekur në këtë semestër pavarësisht se sistemi ju mundëson nuk duhet t’i paraqitni”, thuhet në njoftimin e Riinvest.

https://www.facebook.com/RiinvestCollege/photos/a.578007015585883/2101344186585484/?type=3&theater

Të ngjashme