Kolegji “UNIVERSI“ marrëveshje bashkëpunimi me “KISCOMS“

Prishtinë | 13 Shk 2017 | 11:26 | Nga

Në kuadër të përgatitjeve për realizimin e Simpoziumit të parë Ndërkombëtar “Dita e Infermierëve“, sot u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes të Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“ dhe Kolegjit “UNIVERSI“.

Simpoziumi “Dita e Infermierëve“, projekt i organizatës për Arsim Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, synon edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve dhe studentëve të infermierisë, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim. Kolegji “UNIVERSI“ do të jetë bashkorganizatore në realizimin e simpoziumit.

Në simpoziumin ndërkombëtar “Dita e Infermierëve”, profesionistët e gjeneratave të ndryshme të infermierisë do të prezantojnë punën e tyre edukative, shëndetësore, hulumtuese e shkencore.

Simpoziumi ndërkombëtar “Dita e Infermierëve”, pos ligjëratave plenare të përzgjedhura, do të ofroj edhe kurse e trajnime profesionale (teorike dhe praktike), si dhe referues të ftuar nga ekspertiza e infermierisë në nivel ndërkombëtar.

Marrë parasysh se simpoziumi organizohet për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, ky projekt do të jetë tradiconal, duke i’u dhënë në këtë mënyrë vendin e merituar dhe respektin ekspertëve të Infermierisë për kontributin në ruajtjen e shëndetit, edukimin e gjeneratave te reja, ngritjen profesionale si dhe afirmimin shkencor dhe hulumtues.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Rektori i Kolegjit “UNIVERSI“, Dugagjin Sokoli dhe Drejtori Ekzekutiv i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“, Xheladin Ujkani.

Simpoziumi mbahet nga data 11-12 Maj dhe pritet të marrin pjesë mbi 1500 pjesëmarrës pasiv dhe aktiv.

Fotografia e Kolegji Universi

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme