Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, është shprehur se Ligji për Pagat do të korrigjohet dhe do të zbatohet nga qeveria e re. Ajo ligjin aktual të cilin Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar e ka quajtur ligj të pabarzisë dhe mashtrimin më të madh të qeverisë në detyrë.
Mulhaxha Kollçaku ka shkruar se vërejtjet e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë marrë parasyshë kur ka qenë koha dhe se pa miratim të buxhetit i cili është i hartuar nga qeveria në largim ky ligj është i pazbatueshëm.
“Ligji për Paga, ligj i pabarazisë, mashtrimi më i madh i qeverisë në ikje
Edhe pse e paralajmëruam
këtë me kohë, vërejtjet tona nuk u morën parasysh. Çuditërisht, për herë të
parë, Avokati i Popullit faktorizohet në këtë mënyrë, sepse roli i tij nuk
lejohej të vihej në shprehje nga pushtetarët e deritanishëm.
Ky ligj kinse pezullohet vetëm për tre muaj, ndërsa buxheti i hartuar nga po
kjo Qeveri, i cili ende nuk është miratuar, nuk e bën të zbatueshëm këtë ligj
vitin që vjen.
Mjetet financiare ishin siguruar vetëm për muajin dhjetor (sipas tyre).
Nuk bën pa i përmendur edhe ministrat që flisnin për këtë ligj si punë e
kryer!!!
Krejt kjo (paralajmërimi për protesta), po ndodh pikërisht tani, kur jemi në
pritje të formimit të Qeverisë së re, e jo muaj më parë ( nga të gjithë ata që
ishin të paknaqur?) kur u miratua ky ligj në Kuvend.
Ne duam një ligj jo diskriminues dhe kjo është e mundur. Nuk ka nevojë për protestë
dhe greva, sepse këta morrën ndëshkimin. Shkuan për t’u mos kthyer më.
Ligji do të korigjohet dhe do të zbatohet nga Qeveria në ardhje”.