Kollçaku “sigurohet” nga frizerja se Albin Kurti po punon mirë

Prishtinë | 01 Nën 2022 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka treguar përmes faqes së saj në Facebook një rrëfim se çfarë i ka thënë frizerja e saj ku rregullisht shkon, për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Fjala është për marrëveshjen Kosovë – Serbi.

“Unë fle rahat, sepse nuk kam frikë që kur të zgjohem do të kuptoj se Kryeministri ynë ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin”, ka shkrua ajo në Facebook.

Kjo deputete e pushtetit thotë se është e befasuar kur ka dëgjaur këtë nga ajo.

“U befasova për të mirë, kur e dëgjova këtë nga një parukiere në sallonin që e frekuentoj.Vetëdija qytetare fatmirësisht është shumë më e lartë, në raport me atë që servohet shpesh nga studiot televizive me tentativë të kotë në deformimin e opinionit public”, ka shkrua Kollçaku.

Të ngjashme