Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimet e opozitës.
Ajo ka komentuar deklaratat e disa deputetëve, duke përmendur se “në dorën e Albinit është”, e poashtu deklaratën e një deputeti tjetër se “ne duam të mbesim në opozitë”, duke shtuar: “Mbetshi në opozitë përgjithmonë, kjo sjellje jua garanton”.
Në fund të postimit, ajo ka shkruar se të gjithë ata që vendosin interesat personale, grupore, por edhe ato partiake, para interesave shtetërore, duhet të marrin dënimin e merituar, duke përfunduar me mesazhin: “Sovrani nuk harron.”