“Kur kam filluar së pari të kollitem, Margaret Thatcher ishte ende kryeministre”, thotë gjyshja nga Uellsi për gjendjen e saj.
76 vjeçares Ann Mayer i kishte nisur kolli 40 vjet më parë, dhe që nga atëherë ajo pohon të mos i jetë ndalë më kurrë.
E çfarë e bën më të rëndë situatën e saj, është fakti që Mayer është këngëtare në korin e katedrales.
Mjekët nuk kanë mundur ta diagnostifikojnë se lëre më të gjejnë një kurë që kur ajo ka filluar të lëngojë nga ky problem.
Sidoqoftë, ekziston një shpresë për të pasi që ajo ka filluar të marrë pjesë në testime mjekësore për një ilaç të ri, e që shpresohet t’ia shërojë kollitjen e saj kronike, nga e cila thuhet se vuajnë mijëra njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.