Gjatë verës numri i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë është më i lartë se sa sezoneve tjera.
Kështu në pikat kufitare pritjet e qytetarëve vazhdojnë të jenë edhe këtë vit, njofton Klan Kosova.
Në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata raportohen të jenë në dalje të Kosovës, në pikën kufitare të Merdares pritjet janë deri në 1200 metra, në PKK të Dheut të Bardhë pritjet janë deri në 200 metra, në kufirin e Merdares (mbi 1200 metra) si dhe në PKK të Muçibabë 50 metra.
Tek Merdara pritjet janë deri në 3 orë e gjysmë, në Dheun e Bardhe deri në 1 orë dhe në Muçibabë deri në 20 minuta.