Kolonë e gjatë e automjeteve është bërë sot në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri, në Morinë.
Veturat në këtë pikë po presin me orë për të hyrë në shtetin e Shqipërisë.
“Ka mbi gjysmë ore qe gati asgjë nuk lëvizë në pikën kufitare në Morinë (pjesa e Shqiperisë). Merrni ato marrëveshje ndërkufitare e hidhni në plehra … #Kosova & #Albania”, ka shkruar gazetari Artan Haraqija në rrjetin social Facebook.