Kolonel Dritan Demiraj rimerr detyrën në Ushtrinë shqiptare, e shkarkoi Kodheli e ktheu Xhaçka

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 09:58 | Nga

Kolonel Dritan Demiraj, nga dje është një ushtarak aktiv në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pasi është rikthyer në detyrë.

Këtë lajm Demiraj e ka bërë publik me anë të një postimi në Facebook dhe shkruan se e drejta vonoi por u vu në vend.

“Do te ishte e padrejte te mos shprehja mirenjohjen time per MM zonjen Olta Xhacka, per qasjen dhe adresimin shtetar te rastit tim. Me kete rast ju siguroj se “si ushtar i atdheut” do te vijoj te kontriboj me profesionalizem, perkushtim, perulesi dhe pergjegjshmeri ne dobi te mbrojtjes dhe prosperitetit te mbare kombit”, shkruan më tej Demiraj.

Postimi i plotë:

“Te nderuar miq!

Sot me rastin e rikthimit si kolonel aktiv ne FA, kam deshire te ndaj me Ju disa mesazhe.

Ju falenderoj perzemersisht, emer per emer, per vemendjen, solidaritetin dhe mbeshtetjen qe me keni dedikuar ne betejat institucionale, morale dhe gjyqsore per t’u rikthyer ne sherbimin aktiv te FA te RSH.

E drejta vonoi pak, por me ne fund u vu ne vend. Ketu nuk ka vend as per triumfalizem por dhe zero arrogance nga ana ime.

Do te ishte e padrejte te mos shprehja mirenjohjen time per MM zonjen Olta Xhacka, per qasjen dhe adresimin shtetar te rastit tim.

Me kete rast ju siguroj se “si ushtar i atdheut” do te vijoj te kontriboj me profesionalizem, perkushtim, perulesi dhe pergjegjshmeri ne dobi te mbrojtjes dhe prosperitetit te mbare kombit.

Artdheu, Detyra dhe Nderi do te mbeten pasaporta e vetme deri ne fund te jeten time.

Kolonel DD, PhD (Nderi i Kombit)”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme