Koloneli i KFOR-it takon drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Pejë

Prishtinë | 31 Gus 2026 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të misionit të KFOR-it, koloneli Giuseppe De Blasi, ka pritur në takim drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Pejë, Cristiano Barale.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në zonën e përgjegjësisë së Komandës Rajonale Perëndimore, si dhe për çështjet që prekin qytetarët në këtë pjesë të Kosovës.

Në fokus të bisedës kanë qenë gjithashtu mundësitë për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e qëndrimeve lidhur me çështje me interes të përbashkët.

Të ngjashme