Ekonomia Online
FUNDIT

Komandant Remi jep dëshminë në Speciale, përmend disa emra të njohur

Komandant Remi jep dëshminë në Speciale, përmend disa emra të njohur

Para Dhomave të Specializuara në Hagë ka filluar dëshmia e Rrustem Mustafës i njohur si Komandant Remi. Ai është përballur nga Prokuroria me disa dokumente që tregonin për raportet që duhet të kenë zonat e ndryshme me vëzhguesit e OSBE-së dhe është marrë në pyetje ku ka treguar se më 15 shtator ka qenë dita […]

Para Dhomave të Specializuara në Hagë ka filluar dëshmia e Rrustem Mustafës i njohur si Komandant Remi.

Ai është përballur nga Prokuroria me disa dokumente që tregonin për raportet që duhet të kenë zonat e ndryshme me vëzhguesit e OSBE-së dhe është marrë në pyetje ku ka treguar se më 15 shtator ka qenë dita e parë kur ka marrë pjesë në betejë e Kaçandollit.

Komandant Remi ka përmendur edhe ish-kreun e UÇK-së, Jakup Krasniqin e Lirak Qelaj.

Nga Prokurorja është pyetur edhe për misionin e OSBE-së dhe qëllimin e saj, ku Rrustem Mustafa është përgjigjur se ata kanë pasur për qëllim vëzhgimin e luftës që po zhvillohej në Kosovë dhe ndërmjetësimin mes dy palëve.

Tutje Komandant Remi, është pyetur edhe për një dukument që jep udhëzime, tregon si të veprohet me gazetarët, vëzhguesit e diplomatët. i cili si duket i është drejtur zonave operative të Llapit, ku në të shihet edhe nënshkrimi i zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare, Jakup Krasniqi.

Gjatë dëshmis është përmendur edhe emri i deputetit të pavarur në Parlamentin e Kosovës, Fatmir Humolli si ndërlidhës për zonën e Llapit.

Rrustem Mustafa, ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për të dhe detyren e tij.

Komandant Remit pritet të dëshmoj 35 orë në Dhomat e Specializuara në Hagë .

Të ngjashme