Komandanti i Bondsteel-it me zëvendësin shqiptar kungohen në Patrikanën e Pejës

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 09:58 | Nga

Në meshën e mbajtur dje në patrikanën e Pejës, ka marrë pjesë edhe komandanti i bazës ushtarake amerikane në Kosovë, Bondsteel, koloneli Nick Ducich dhe ai me këtë rast u kungua nga patriarku serb, transmeton Koha.net.

Ducich në Patrikanën e Pejës ka qenë në shoqëri me zëvendësin e vet, shqiptar ortodoks, të cilit gazeta e Beogradit “Novosti” që e përcjell lajmin nuk ia përmend emrin. Edhe amerikano-shqiptari po ashtu mori pjesë në meshë dhe u kungua.

“Për herë të parë jam në Patrikanën e Pejës dhe jam i mahnitur me këtë bukuri shpirtërore”, ka thënë Ducich për këtë gazetë.

Të ngjashme