Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë gjenerali Hulusi Akar priti në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral lejtnant Rrahman Rama.
Rama gjatë vizitës së tij në selinë e Shtabit të Përgjithshëm u prit me ceremoni ushtarake. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar të të dy vendeve, Rama përshëndeti gardën ceremoniale.
Pas ceremonisë Akar dhe Rama zhvilluan një takim të mbyllur për media.(AA)
https://www.facebook.com/AnadoluAgencyShqip/videos/767320546786626/