Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në (NALT), gjeneral brigade Dietmar Mosmann, qëndruan për vizitë dy ditore zyrtare në Shtabin e NATO-s në Bruksel, përkatësisht në Komitetin për Operacione dhe Politika.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama para këtij komisioni raportoi për bashkëpunimin me NALT-in dhe NATO-n, për të arriturat e përgjithshme të FSK-së gjatë vitit 2016 dhe për vizionin dhe objektivat e FSK-së për të ardhmen.
Ndërsa, gjenerali Dietmar Mosmman, drejtori i NALT-it, raportoi për zhvillimin e NALT-it, mbështetjen dhe bashkëpunimin me FSK-në, si dhe për detyrat në të ardhmen.
Ndërkaq, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka zhvilluar takime edhe me disa përfaqësues të NATO-s dhe me kryesuesin e takimit të Komitetit për Operacione dhe Politika, Michel Soula.
Prezantimet e gjeneral Ramës dhe gjeneral Mosmann u mirëpritën nga të pranishmit në komitet, madje ata edhe u inkurajuan nga përfaqësuesit e këtij komitetit për të arriturat e deritashme dhe për vizionin e tyre për zhvillimin e FSK-së në ardhmen.