Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, merr gradën gjenerallejtënant

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 10:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni e ka graduar komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, me gradën gjenerallejtënant, raporton Ekonomia Online.

Jashari, i cili deri më tani kishte gradën gjeneralmajor, ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor. Para tij, në krye të FSK-së ishte gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Në ceremoni kanë marrë pjesë dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Bashkim Jashari është i biri i Rifat Jasharit, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.

Të ngjashme