Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë gjate ditës së sotme ka ndarë çmimin me titull “Doctor Honoris Causa” për Gjeneral Major Timothy E. Orr. Kjo bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga UHZ. Ky çmimi është ndarë në një ceremoni solemne në mesin e shumë personaliteteve të shquara të jetës ushtarake, politike dhe institucionale. Sipas […]
Komandanti i Iowas merr çmimin “Doctor Honoris Causa”

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë gjate ditës së sotme ka ndarë çmimin me titull “Doctor Honoris Causa” për Gjeneral Major Timothy E. Orr.
Kjo bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga UHZ.
Ky çmimi është ndarë në një ceremoni solemne në mesin e shumë personaliteteve të shquara të jetës ushtarake, politike dhe institucionale.
Sipas njoftimit bëhet e ditur që UPZ ka ndarë këtë çmim për angazhimin e Orr që ka treguar në Kosovë.
“Këtë çmim Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ia ndau z. Orr për shkak të:
Ndihmës së rëndësishme në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore dhe për mbështetje në forcimin e paqes.
Për ndihmesën e çmuar në forcimin e marrëdhënieve historike dhe tradicionale Amerikano-Shqiptare.
Për ndihmesën e dhënë shtetit të Kosovës në fushën ushtarake dhe diplomatike;
Për përfshirjen e Kosovës shtet partner në Programin e Partneritetit Shtetëror në mes të Gardës Kombëtare të Ioëa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, me moton “E gjithë Kosova me Iowa-n”
Për kontributin e dhënë në binjakëzimin e shtetit të Kosovës dhe Iowa-së, “Sister States‘‘ dhe për hapjen e Konsulatës së Kosovës në Iowa”, thuhet në këtë njoftim.











