Fillimisht, zëvendësministrja Shala i shpjegoi Komandantit situatën aktuale të kornizës ligjore në lidhje me dhunën në familje dhe më pas, Gjenerali Federici, në këtë drejtim theksoi përkushtimin KFOR-it në mbështetjen e Institucioneve në Kosovë në luftimin e fenomenit të dhunës në familje. Pas takimit, Gjenerali Federici dhe zëvendësministrja Shala vizituan bazën e Camp Film City […]
Komandanti i KFOR-it në Kosovë e mirëpriti zv.ministren e Drejtësisë

Fillimisht, zëvendësministrja Shala i shpjegoi Komandantit situatën aktuale të kornizës ligjore në lidhje me dhunën në familje dhe më pas, Gjenerali Federici, në këtë drejtim theksoi përkushtimin KFOR-it në mbështetjen e Institucioneve në Kosovë në luftimin e fenomenit të dhunës në familje.
Pas takimit, Gjenerali Federici dhe zëvendësministrja Shala vizituan bazën e Camp Film City dhe ajo pati mundësinë të ndalet në Radio K4 dhe qendrën e transmetimit.
Zëvendësministrja dha një intervistë për Radio K4 të përqendruar në adresimin e rëndësisë së krijimit të vetëdijes tek qytetarët për fenomenin e dhunës në familje dhe inkurajimin e njerëzve që jetojnë në Kosovë për të raportuar çdo lloj incidenti në Policinë e Kosovës.











