Komandanti i misionit të KFOR-it viziton Manastirin e Deçanit

Prishtinë | 01 Nën 2022 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka vizituar Manastirin e Visoki Deçanit.

Gjatë takimit të tij me Sava Janjiq, igumeni i manastirit, gjenerali Ristuccia theksoi përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, siç është përshkruar në Rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

Komandanti i KFOR-it gjithashtu theksoi rëndësinë e të gjitha bashkësive fetare në promovimin e paqes, tolerancës dhe respektit reciprok.

Të ngjashme