Presidenti Hashim Thaçi ka graduar dy gjeneralmajorë dhe pesë gjeneralbrigade të FSK-së. Në gradën “gjeneralmajor” janë avansuar Bashkim Jashari e Zymer Halimi; kurse ndër të graduarit është dhe një femër.
Bashkim Jashari, nga gjeneral brigade është graduar në gjeneral-major. Të njëjtën gradë ka marrë edhe Zymer Halimi.
Enver Cikaqi është graduar në gjeneral-brigade dhe emëruar komandant i Forcave Tokësore dhe zëvendëskomandant i FSK-së.
Irfete Spahiu, gradohet në gjeneral-brigade, dhe emërohet në pozitën komandante e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjeve në FSK.
Koloneli i deritanishëm Naim Haziri gradohet në gjeneral-brigade, dhe emërohet në pozitën komandant i Brigadës së Mbështetjes Operacionale në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Edhe koloneli i deritanishëm, Xhevahir Geci, gradohet në gjeneral-brigade, dhe njëherësh emërohet në pozitën zv.komandant i Komandës së Forcave Tokësore në FSK.
Koloneli Fadil Hadergjonaj gradohet në gjeneral brigade, dhe emërohet në pozitën oficer i shtabit në kabinetin e ministrit të FSK-së dhe kolonel Skënder Zhitia gradohet në gjeneral brigade dhe emërohet në pozitën drejtor i departamentit të personelit në ministrinë e FSK.
Sipas Thaçit, ky gradim do të shërbejë në transformimin e FSK-së në ushtri.
“Këto gradime nuk janë të rastësishme sepse edhe vetë Forca e sigurisë së Kosovës është rritur dhe është zhvilluar gjatë këtyre viteve. është bërë një forcë moderne shumë etnike me standarde të NATO”.
“Si forcë e sigurisë është e gatshme të marr përgjegjësi shtesë e gatshme të marrë përgjegjësi të reja, këta të graduar sot me angazhimin e tyre e kanë sjell FSK-në në prag të transformimit në Forca të armatosura”.
“Bashkë me të sapo graduarit me transformimin e FSK do të punojmë që ushtrinë tonë ta integrojmë edhe në NATO, dhe do të kontribuojmë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”.