Kombet e Bashkuara: 58 mijë të zhvendosur nga dhuna në Rripin e Gazës

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 58 mijë persona janë zhvendosur nga bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës, sipas shifrave të fundit të paraqitura nga zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të martën.

Duke folur në New York, Stéphane Dujarric tha se 47,000 nga burrat, gratë dhe fëmijët e zhvendosur kishin kërkuar strehim në shkollat e drejtuara nga UNRWA, agjencia e KB për refugjatët palestinezë, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Dujarric mirëpriti hapjen e shkurtër të vendkalimit kufitar Kerem Shalom, i cili lejoi një numër kamionësh karburanti të hynin në Rripin e Gazës, por shprehu keqardhje që kalimi u mbyll përsëri pas një incidenti të sigurisë.

Të ngjashme