Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira pasi e bëri publike shtatzëninë e saj ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke postuar foto me dedikime për fëmijën që po pret.
Si një fytyrë publike, Einxhel i ndodh shpesh herë të përballet me komente negative nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Së fundmi, Einxhel ka vendosur të flasë për këtë “fenomen” të cilën e ka shqetësuar kohëve të fundit, duke publikuar në Instagram një video ku u shpreh se ndjente nevojën të ndante opinionin e saj dhe të përpiqet ta ndryshojë sadopak këtë problem pasi ka njerëz të cilët mund ta përjetojnë shumë keq.