Komentuesi ofendon Sara Hoxhën, blogerja: Kush shan, shan veten

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Blogerja e njohur, Sara Hoxha, është bërë mjaft e popullarizuar kohëve të fundit.

Sidomos në rrjete sociale, ajo po merr pothuajse të gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Në një postim të fundit në Instagram, Sara ka zgjedhur që t’u ofrojë mundësinë fansave ta pyesin rreth jetës dhe karrierës.

Në mesin e tyre ishte njëri komentues që deshi ta ofendojë bukuroshen brune, ndërsa edhe kjo e fundit nuk qëndroi e heshtur.

“Sa e keqe je, o zot si burr”, shkruhej në koment.

Derisa publikoi një fotografi të sajën, Sara u shpreh se kush ofendon dikë, ofendon veten.

Sidoqoftë kësaj, ajo së fundmi është duke e shijuar kohën me vajzën e saj, të cilën e ndan me Ledri Vulën.

Të ngjashme