Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn vlerësoi sot se taksa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe nuk ishte një hap që i kontribuoi stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.
Hahn në një aktivitet të BE-së në Vjenë, shpjegoi se futja e taksës nga Prishtina konfirmoi situatën ende të brishtë në rajon.
Komisioneri Evropian gjatë vizitës që realizoi të hënën në Kosovë iu ka kërkuar udhëheqësve kosovarë që ta heqin taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.