Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosjes është shprehur i shqetësuar me publikimin e dokumenteve të Komisionit Disiplinor në rrjetet sociale.
Sipas këtij mekanizmi të partisë, “publikimet e tilla të nxjerra fshehtas nga Arkiva e Lëvizjes është shkelje e Rregullores se Komisionit disiplinor dhe Statuti i Lëvizjes Vetëvendosje”.
Lexojeni të plotë komunikatën e Vetëvendosjes:
Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje!, në bazë të Statutit, neni 89, paragrafi 10 dhe Rregullores së punës së Komisionit, në mbledhjen e sotme mori vendim që të dalë me një njoftim sqarues për anëtarësinë dhe opinionin:
Këto ditë nga disa që po dorëhiqen nga funksionet e Lëvizjes Vetëvendosje pohohet se ndaj tyre po ndodhin veprime që pretendohet se janë thyerje e disiplinës nga anëtarë të supozuar të Lëvizjes Vetëvendosje!
Njoftojmë se Komisioni Disiplinor, organ që trajton këto çështje në rastet kur raportohen, nuk ka marrë asnjë shkresë apo ankesë lidhur me këtë.
Është shqetësues publikimi i dokumenteve të Komisionit Disiplinor në rrjetet sociale. Publikimet e tilla të nxjerra fshehtas nga Arkiva e Lëvizjes është shkelje e Rregullores se Komisionit disiplinor dhe Statuti i Lëvizjes Vetëvendosje.