Komisioni Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional diskuton për sfidat

Prishtinë | 07 Pri 2023 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, i udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbajti sot takimin e katërt me radhë për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional kundrejt nevojave të tregut të punës të Republikës së Kosovës

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u diskutua mbi sfidat aktuale në funksionim të sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional si dhe skenarët e propozuar për reformë.

Të ngjashme