Komisioni kërkon ligj të ri për miniera dhe minerale

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 16:27 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ka diskutuar formimin e grupit të punës për hartimin e Nismës Legjislative për Ligjin për miniera dhe minerale”.

Gjatë diskutimit anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar që të bëhen ndryshime në ligjin për miniera dhe minerale.

Kryetari i Komisionit, Muhamet Mustafa, tha se shikojnë ta forcojmë grupin punues duhet të angazhojmë ekspertë që e njohin këtë problematikë, “ të shohim përvoja të avancuara, ta bëjmë një ligj të mirë”.

“Të përshkruajmë konkluzën e Kuvendit, të përshkruajmë debatin që e patëm dhe të kërkojmë një mendim të tyre dhe në bazë të bisedave të mbledhjen e ardhshme vendosim ose formojmë një grup punues. Ligji duhet të kryhet, ndryshimet janë të nevojshme.

I sugjeroj Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që nëse është e gatshme ta kryejë vetë iniciativën, ne do ta mbështesim”, ka thënë Mustafa.

Anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, Besim Beqaj, ka thënë se duhet të bëhet një analizë e ndërthurtë e të gjitha ligjeve.

Edhe deputetja Sala Berisha-Shala, tha se një ndër rekomandimet është që të hartohet Ligj i Ri për Miniera dhe Minerale, pasi që ligji aktual ka pësuar disa herë plotësime dhe ndryshime “dhe të gjeturat që kanë dalë nga monitorimi i ligjit na shpijnë në atë drejtim që duhet të jetë një ligj i ri”.a

 

 

Të ngjashme