Komisioni miraton Projektligjin për legalizimin e armëve të lehta

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 10:42 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjit për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.

Komisioni do ta dërgojë në Kuvend Projektligjin për lexim të parë, raporton Ekonomia Online.

Rexhep Selimi anëtar i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje përpos që ka propozuar që ky projekt ligj të shkoj në lexim të parë në Kuvend, ai ka shprehur edhe gatishmërinë për formimin e një grupi punues nëse eventualisht nuk është gjithçka në rregull.

“Propozoj që ky projektligj të shkoj për lexim të parë në seancën plenare, por eventualisht nëse shohim që diçka nuk është në rregull dhe duhet përmirësuar mund të formojmë një grup punues dhe të fillojmë procedurat për të punuar në atë që mendojmë që është e nevojshme”, ka thënë Selimi.

Përkrahje për kolegun e tij e dha edhe Zafir Berisha, anëtarë i komisionit nga NISMA për Kosovën, i cili tha se ky ligj për legalizim të armëve duhet të shkojë për lexim të parë.

Para se të shkojë në lexim të parë Nuredin Ibisihi nga LDK-ja ka propozuar që të thirrin sponzorizuesin e ligjit për legalizim të armëve.

“Mendoj që më e rrugës do të ishte të thërrisnim sponzorizuesin që të na tregoj si të veprojmë dhe se çka është e nevojshme dhe menjëherë të krijojmë një grup punues që të fillojmë punën”, ka thënë Ibishi.

Zëvendëskryesuesja e këtij komisioni, Ganimete Musliu nga PDK ka rikujtuar edhe praktikat e mëhershme ku ka thënë se përpara duhet projektligji të shkoj në lexim e pas kësaj të thirret sponzorizuesi.

“Edhe ma herët kemi vepruar kështu, që së pari është shkuar projektligji në lexim të parë në kuvend e mandej kemi thirrur sponzorizuesin, gjithmonë nëse ka pasur nevojë”, ka thënë Musliu.

Edhe pse pa asnjë votë kundër u votua që ky projektligj të shkoj në Kuvendin e Kosovës, grupi punues nuk u formua për arsye se nuk ishin të gjithë anëtarët prezent.

Të ngjashme