Komisioni monitorues për strategji komunikimi jofunksional në Pejë

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Takimet e planifikuara këtë vit të Komisionit komunal për monitorimin e strategjisë për komunikim dhe kontaktim nuk janë mbajtur asnjë në mungesë të njërit apo anëtarit tjetër të këtij komisioni.

Komisioni 7- anëtarësh i përbërë nga 5 përfaqësues të partive në KK, një nga ekzekutivi dhe një nga shoqëria civile, mat nivelin e institucioneve komunale në komunikim me publikun dhe mes zyrtarëve të Komunës. Deri tashti janë thirrur 3 takime dhe secili ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit që të zhvillohet ajo, duke pamundësuar kështu edhe matjen e zbatueshmërisë së strategjisë për komunikim dhe kontaktim, shkruan sot Koha Ditore.

“Komisioni aktualisht është jofunksional. Komisioni ka tentuar 3 herë të mblidhej dhe 3 herë nuk është krijuar kuorumi për vendimmarrje. Po mungojnë anëtarët e komisionit, edhe pse e konfirmojnë ardhjen, ata nuk vijnë në mbledhje. Kryesisht po mungojnë këshilltarët e opozitës. Përfaqësuesit e subjekteve opozitare, AAK dhe Nisma, nuk kanë marrë pjesë në asnjë mbledhje. Kurse një herë ka munguar përfaqësuesja e LVV-së opozitare, një herë ka munguar përfaqësuesi i PDK-së dhe një herë ka munguar përfaqësuesi i shoqërisë civile. Kur nuk ka kuorum nuk ka mundësi të merren vendime”, thotë përfaqësuesi i ekzekutivit në këtë komision, Engelbert Zefaj, drejtor i Kulturës dhe zëdhënës i Komunës.

Për shkak se komisionit po i dështojnë takimet, sipas Zefajt, edhe nxjerrja e një raporti vlerësues sivjet për zbatimin e strategjisë për komunikim të brendshëm në Komunë dhe me qytetarë mund të dështojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme