Komisioni për Buxhet dhe Transfere nuk e ka miratuar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë, përderisa të mërkurën e ardhshme do të shqyrtohen tetë amendamentet të këtij projektligji, raporton Ekonomia Online.
Komisioni ka miratuar raportin vjetor financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2019, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.
Fillimisht kryesuesi i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati ka kërkuar që ministrja e Financave, Hykmete Bajrami të raportojë në komision për rastin e shkarkimit të drejtorit të ATK-së.
Ndërsa që për këtë anëtaret e komisionit i kanë dhënë kohë ministres Bajrami që të përgatitet për raportim.
Mimoza Kusari Lila,tha se e konsideroi të arsyeshme të debatohet dhe trajtohen ky rast.
“Pasojat janë për shtetin dhe vendin dhe nëse do të duhej të trasohej diku do të duhej këtu patjetër. Duhet të jepen sqarime nga ministria e Financave. Kjo është detyrë e të gjithëve që të trajtojmë ato që ka deklaruar ish-drejtori i ATK-së pas shkarkimit”.
Hekuran Murati tha se nëse kemi dyshime se ka pas shkelje ligjore në rastin e ATK-së ne duhet të diskutojmë patjetër.
Bedri Hamza, anëtarë i këtij komisioni, ishte i mendimit se duhet të ketë më shumë të dhëna e fakt se çfarë ka ndodhur lidhur me rastin e ATK-së.
“Ka shumë për të folur, kush u shkarkua e pse u shkarkua, kush u emërua por, sot nuk do të flas pra do të jem i rezervuar. Ne duhet ti japim kohë ministres Bajrami që të debatojmë për këtë çështje. Për të mos tingëlluar subjektiv i lëmë emrat anash dhe hyjmë te proceduar. A ka pas shkelje a ka pas mungesë përformance”.
Ministrja e Financave Hykmte Bajrami kërkoi kohë që të mbledh informata.
“Sa i përket raporteve do të i sjell këtu. Ne jemi përgjegjës për përformancën e institucioneve. Ta caktojmë një datë për këtë temë”, tha ajo.
Ministrja Bajrami ka pasqyruar Raporti vjetor financiar për buxhetin e Kosovës.
Të hyrat e bartura dhe donatorët janë 2 miliard ku krahasuar me vitin paraprak ka pasur rritje 11 përqind. Bilanci i fondeve ka shënuar rritje. Konstatojmë se pasqyrat konfirmojmë zbatueshmeri të rregullave”
Kusari Lila ka pyetur ministren Bajrami, për numrin e madh të kontratave mbi vepër se çfarë masa kanë marrë për të ulë këtë numër.
Minitra Bajrami ka thënë se janë të ndaluara kontratat mbi vepër dhe s’ka të tilla të vendosura gjatë qeverisjes sonë.
“Sa i përket shpenzimeve gjatë pandemisë janë shumë më të ulëta. Si ministri i kemi propozuar Qeverisë që të ndalohen seminaret që të mos bëhen shpenzime. Pra kemi pasur qëllim racionalizimin e shpenzimeve”
Kusari Lila pohon se kontratat sjanë ndërprerë.
“Po i adresoj dy qeshtje. E para skema e pagesave për veteran cili është hapi konkret për sqarimin e pagesave të tyre. Dhe e dyta ligji i pagave çfarë po ndodhë me pagat e qeverisë dhe të tjerat”.
Bajrami ka thënë se sa i përket çështjes së veteranëve duhet konsensus politik.
“Ne duhet të ulemi e të pajtohemi të gjithë. Duke mos i dëmtuar veteranët do të bëjmë përpjekje maksimalë që të bëjmë reformë për këtë çështje. Sa i përket ligjit të pagave do të mbështesim çfarëdo ligji nëse nuk ngrisim pagat ne sektorë të caktuar”.
Bedri Hamza e quajti raportin e ministres sipas standardeve që ofron të dhëna të mjaftueshme.