Në Kuvendin e Kosovës u bë konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në të cilin u deklarua që prioritet do të jetë siguria dhe mbrojtja e institucioneve vendëse, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e komisionit, Fatmire Kollçaku, potencoi se do të ushtrojnë kontroll dhe mbikëqyrjen mbi institucionet e sigurisë së Kosovës.
“Fushën e sigurisë dhe mbrojtjes janë dy fusha prioritet për komisionin. Ushtron kontroll dhe mbikëqyrjen legjislative, buxhetore, vizita. Mbikëqyrjen e institucioneve si ministritë dhe agjencitë, policinë, agjencinë e regjistrimit civil. FSK, Këshillin e sigurisë se Kosovës”.
“Bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe organizatat. Do të mbaj takime të rregullta së paku dy herë në muaj”.
Anëtari i komisionit nga VV-ja, Rexhep Selimi, kërkoi nga anëtarët që të kenë përkushtimin më të madh që ta kryejnë punën në mënyrë të duhur.
Anëtarja e komisionit nga PDK-ja, Ganimete Musliu, kërkoi që të bashkëpunojnë dhe t’i lënën anash përkatësitë politike kur bëhet fjala për sigurinë në vend.
“Kam eksperiencë të gjatë. Kemi dalë mbi vetveten dhe partitë politike kur ka qenë fjalë për siguri. Uroj të jemi një komision shembull”.
“Do të jemi aktiv dhe bashkëpunëtor. Pres bashkëpunim dhe anëtarët e rinj që janë pakicë do ta kenë më të lehtë akomodimin”, u shpreh ajo.
Anëtari i komisionit nga NISMA, Haxhi Shala, kërkojë që të bashkëpunojnë që të ketë një siguri më të mirë për qytetarët.
Edhe deputeti i 6+ Rasim Demiri kërkoj bashkëpunim nga anëtarët e vjetër të komisionit. Derisa tha që do të jep kontributin për nivel më të lartë.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të mbahet të martën në ora 10:00.