Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka shqyrtuar Projektligjin për Pajisjet nën Presion. Ky komision nuk është drejtuar nga kryetari Igor Simiq nga Lista Serbe.
Xhelal Sveçla, si zëvendëskryetar i parë mori në dirigjim komisionin duke thënë se Lista Serbe më shumë janë përfaqësues të Beogradit, raporton Ekonomia Online.
“Po e shihni që unë jam i detyruar të udhëheqë ketë mbledhje për shkak se përfaqësuesit e Listës Serbe nuk janë këtu. Mu më vjen keq që ata më shumë janë përfaqësues të Beogradit këtu se sa vet komunitetit të cilin e përbëjnë në Kosovë. Me erdhi rëndë dhe çudi kur i pash nëpër ekrane televizive atje duke qenë se e kanë pasur vendin këtu e jo atje”, tha ai.
Me vota unanime janë votuar pikat e rendit të ditës duke përfshirë edhe Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-031 për Pajisjet nën Presion, me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.