Komisioni Parlamentar për Legjislacion ka votuar plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, raporton Ekonomia Online.
Komisioni ka miratuar Raportin me amendamente në Projektligjin për plotësim ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës me 6 vota pro dhe dy vota kundër të depuetëve Arben Gashi nga LDK-ja Shkumbin Demalija nga AAK-ja.
Anëtari i komisionit, deputeti i VV-së Sami Kurteshi ka prezantuar raportin me amendamente në Projektligjin për plotësim ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
“Ne e kemi shqyrtuar këtë plotësim-ndryshim kemi bërë ndryshime që janë të domosdoshme dhe të nevojshme kemi përgatitur nga grupi punës e kemi kryer për atë sa ka qenë e mundur kemi bërë përpjekje me i dëgjuar palët që e kundërshtojnë një veprim të tillë nuk ka pas kundërshtime të një natyre tjetër”.
“…por rezerva se a janë të garantuara gjitha siguritë për të pandehurit sepse është gjykim në mungesë, jemi vonuar kemi pas premtim nga qeveria të sjell tekstin e kodit të procedurës penale plotësim-ndryshimi dhe nuk është sjellë, propozoj që kjo të shqyrtohet dhe të miratohet nga komisioni”, tha Kurteshi.
Kryesuesja e komisionit, Albulena Haxhiu tha se nuk kanë marrë qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë.
“Kodi i Procedurës Penale nga ministria siç kanë premtuar do e dërgojmë në Kuvend dhe do harmonizonim ndryshimet, por nuk ka ardhur, unë do ta përkrah dhe mendoj se jemi vonuar sa i përket trajtimit të krimeve të luftës”, tha Haxhiu.
Edhe Deputeti i PDK-së Hajdar Beqaj tha ministria e Drejtësisë është vonuar që nuk e ka sjellë tekstin e Kodit të Procedurës Penal.
Komisioni ka dërguar në Kryesi propozimin e Qeverisë me kandidatët për drejtor dhe zëvendësdrejtor të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, pa përkrahjen e komisionit.
Kandidatët për drejtor të cilët janë të propozuar Naser Shala dhe Florie Kika dhe zëvendësdrejtor të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës të cilët janë të propozuar Albiona Maloku, Milaim Çekaj.
“Ne ta përmbyllim këtë çështje dhe të i rekomandojmë seancës të mos e aprovojnë këta emra sepse nuk i plotësojnë kushtet formale-juridike qeverisë”, tha deputeti i LDK-së Arben Gashi.
Ndërsa, Projektligji për tatimin në të ardhurat personale dhe në të ardhurat e korporatave dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit janë miratuar nga komisioni.