Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim po mban mbledhjen për të shqyrtuar draft-agjendën dhe draft-programin për mbledhjen e tretë të përbashkët të KPSA-së që do të mbahet në Prishtinë më 20-21 prill 2017.
Në komisionin për Stabilizim Asociim është prezent edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliy Apostolova, raporton Ekonomia Online.
Ky takim është u mbyllur për media, ndërsa pas takimit pritet të ketë një prononcim nga ana e kryetarit të komisionit, Xhavit Haliti.