Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka miratuar 3 projektligjet për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Anëtarët e këtij komisioni kanë me shumicë votash kanë miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për FSK-në dhe Projektligjin për Shërbimin në FSK.
Kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala vlerësoi se debati për të gjitha këto projektligje është shterur dhe kërkoi që menjëherë të hidhen në votim.
“Debati është shterur edhe nga dëgjimet publike dhe deputetët dhe kërkoi që amendamenti 12 të hiqet nga projektligji për FSK-në ngase ka hyrë gabimisht”, u shpreh Shala, raporton Ekonomia Online.
Pas kësaj anëtarët e komisionit kanë votuar për heqjen e këtij amendamenti nga ky projektligj.