Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin zviceran

Prishtinë | 06 Mar 2024 | 15:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Jashtme dhe  Diasporë, i prirë nga  kryetarja Arbëreshë  Kryeziu – Hyseni, takoi sot Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher. 

Takimi i sotëm ishte takim njohës me përfaqësuesin zviceran, ndërkaq, temat për të cilat u bisedua ishin marrëdhëniet ndërshtetërore, roli i diasporës kosovare në Zvicër, si dhe bashkëpunimi ekonomik.  

Rëndësi e veçantë iu kushtua bashkëpunimit ndërmjet të dyja parlamenteve, dhe në këtë kuadër u shtjelluan mundësitë dhe modalitetet e një bashkëpunimi më efikas në të ardhmen. 

Në fjalën e saj me këtë rast, kryetarja e Komisionit Kryeziu – Hyseni, pasi falënderoi ambasadorin Sprecher për vizitën, si dhe përkrahjen zvicerane për Kosovën, e siguroi atë se komisioni që ajo udhëheqë, do të jetë në funksion të avancimit të mëtejmë të raporteve ndërshtetërore. 

Mirënjohje për përkrahjen shprehën edhe anëtarët e tjerë të komisionit, të cilët vlerësuan se komuniteti kosovar në Zvicër është shtysë dhe  bazë e mirëfilltë e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve. 

Ambasadori  Sprecher,   nga ana e tij, pasi falënderoi për pritjen, u shpreh i bindur se marrëdhëniet ndërshtetëror do të vazhdojnë dhe thellohen edhe më tej në një frymë miqësore. 

Për sa i përket përkrahjes Zvicerane, ai i siguroi anëtarët e Komisionit  se Zvicra do të jetë edhe më tej mbështetëse  e aspiratave tona, ndërsa më pas foli për  mundësit e bashkëpunimit ekonomik dhe fusha të tjera me interes për të dyja vendet. 

Të ngjashme