Komisioni për Punë të Jashtme s’e voton përmbajtjen e Platformës për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 15:46 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka mbajtur mbledhje dhe në rend dite ishte shqyrtimi i Projekt-Platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Vjosa Osmani, kryetare e komisionit, tha se LDK nuk është kundër dialogut, mirëpo Platforma është e mangët, raporton Ekonomia Online.

“Është qëndrim i yni që dialogu nuk ka alternativë tjetër. Nuk është proces që nuk duhet të stopohet. Ajo çka duhet ne të bëjmë është të mësojmë nga gabimet e kaluara. Asnjë qeveri nuk mundet me pritë me pasë sukses me një proces kaq kompleks pa një unitet në vepër”.

“Përmes këtij dokumenti është paraqitur një injorim i zërave që janë paraqitur për dialogun me Serbinë. Kam pritur që platforma do të jetë rezultat i një debati të gjerë që do të dëgjojë zërat e të gjithëve pa paragjykim. Shembulli i kësaj platforme është e kundërta e një pritje të tillë”.

“Një javë më parë ne miratuam rezolutën për fatin e të pagjeturve, mirëpo zotimi është mbajtur vetëm një javë, sepse menjëherë kemi një platformë që e injoron atë”.

Ajo tha se ky dokument i ngjanë më shumë një rezolute sesa një platforme.

“Askund nuk thuhet që rregullimi i brendshëm i Kosovës nuk do të negociohet, rrjedhimisht i bie që ato do të negociohen. Gjykata Kushtetuese nuk mund të analizojë përmbajtjen, prandaj përgjegjës jemi ne. Ne do të paraqesim nje platformë lidhur me dialogun”.

Dukagjin Gorani tha se platforma si e tillë e paraqet Kuvendin si të nënshtruar, raporton EO.

“Para nesh është një dokument i shkurtë dhe përgjithësues dhe është në frymën e dokumenteve që përpiqen që Kuvendit t’ia paraqesin një pozitë të nënshtruar. Katër pikat e para janë arbitrare dhe të panevojshme, ndërkaq 5 pikat tjera janë imponime. Imponimi kryesor është pika e gjashtë”.

Visar Ymeri tha se kjo platformë nuk është e duhura për dialogun me Serbinë. Gjithashtu ai kërkoi diskutim në kuvend për platformën e prezantuar .

“Në këtë platformë shihet se tashmë vendimet janë marrë dhe kërkohet nga ne qe të pajtohemi. Ne këtu e kemi një platformë e cila synon ta fillojë dhe ta përfundojë dialogun. Këtu nuk flitet për Kushtetutën e Kosovës, nuk flitet ose nuk ka ndryshim në diskursin e fjalorit. Për këtë platformë do të duhej të kishte një diskutim të gjatë në Kuvend”.

Zafir Berisha tha se me këtë platformë Kosova do të dal e humbur në raport me Serbiën

Ky dokument nuk e qartëson ose nuk i jep kuptim seriozitetit të cështjes.Parlamentu duhet të jetë në ballë të zgjidhjes së cështjes sepse ne jemi vend parlamentar. Përmes pikës së 6 tentohet

Të bartën kompetencat të presidenti, dhe bartja e përgjegjesive pëe cështje jetike të vendit bjen ndesh edhe me të kaluaren për bisedimet me Serbinë. Ne kemi marrëveshke antikushtetuese nga presidenti, dhe sipas kësaj kosova është duke shkuar drejt një shteti jo funksional”, tha ai. Kosova nga kjo situatë do të dal humbëse sepse nuk na duhet një ulëse në OKB e pastaj të dalim të humbur nga ky dialog”, tha ai.

Ai tha se ky nuk është dokument i sjellë nga kryeministri por është dokument i atyre qe po dëshirojnë ti marrin kompetencat.

Time Kadrijaj tha se kësaj platformë do të duhej t’i jepej dritë jeshile.

“Kjo platformë është bazë, ne kemi kerkuar që dialogu të jetë transparent, ky dokument që është sjellë dhe tregon që qeveria poashtu dëshiron të jetë transparente. Në tryezën e radhës të partive politike është edhe ceshtja e dialogut. Ne mundemi me ndryshu këtë platformë prandaj duhet ti jepet drita jeshile”

Elmi Reçica tha se është e rëndëisshmë të ecet përpara.

“Bisedimet me serbinë kanë përcjellë një varg angazhimesh mirëpo edhe lëshime por e rëndësishmë është se kanë ecur tutje dhë janë nga përmbyllja. Ajo cfarë kemi kërkuar ne vitetevr të fundit është fuqizimi i parlamentit por edhe i komisionit. Nese bisedimet kanë filluar me një grup të unitetit të udhehequra nga presidënti andaj mendoj që duhet të përmbyllen si të tilla. Presidenti në rolin ceremonial prezanton unitetin e shtetit. Cështja tjeter që është e domosdoshme është qe ne duhet të reagojmë si shtet dhe duhet të jemi pjese e ekipit të anagazhuar, sepse ky është një nga kriteret që të lëvizim përpra”, tha ai.

 

 

Të ngjashme