Komisioni për Qeverisje Lokale voton Projektligjin për Festat Zyrtare

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 14:42 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrtuar dhe votuar në parim Projektligjin për Festat Zyrtare.  Në këtë mbledhje nga përfaqësuesit e komiteti egjiptian u kërkua që 24 qershori të jetë ditë feste në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i këtij komisioni Mërgim Lushtaku, tha se Qeveria ka rekomanduar disa ndryshime dhe se ky projektligj duhet të ndryshohet.

“Qeveria ka dhënë disa plotësim ndryshime dhe konsideron që ky projektligj të ndryshohet, ditët e festave zyrtare janë ditët e lira me pagesë. Kur ditët e festave zyrtare bien ditën e shtunë dhe të diel nuk duhet të jenë ditë pushimi. Komisioni për komunitete e ka trajtuar një propozim për ndryshim  të ligjit për festa zyrtare”, tha Lushtaku.

Elbert Krasniqi, anëtar i Komisionit tha se në këtë ligj mungon dita e egjiptianëve dhe 24 qershori të dihet si festa e egjiptianëve. Ai tha se duhet  të dërgohet në seancë për ndryshim.

Ai tha se kjo nismë nuk është e tashme por ka fillua në vitin 2014 dhe për shkak të procedurave tjera nuk ka shkuar në seancë.

Arbëresha Kryeziu, anëtare e Komisionit, po ashtu tha se 24 qershori duhet të jetë pjesë e Projektligjit për Festat Zyrtare.

“Unë pajtohem që 24 qershori do të duhej të futej si festë zyrtare. Në momentin që kalon në projektligjin e parë dhe qeveria mund ta procedojë përmes partive të veta”, tha ajo.

Albert Kinolli, Anëtar i komisionit tha se deri tash është bërë e padrejtë egjiptianëve.

“Përderisa të gjitha komunitet duhet ta gëzojnë ditën  e tyre. pse një  e drejtë e tillë iu është mohu që edhe komuniteti ynë ka ketë ditën nacionale. Kjo çështje duhet të aludojë edhe të qeveria që asnjë komuniteti të mos i cenohet e drejta”, tha Kinolli.

Ai tha se me propozimin e tyre po krijojnë bazë ligjore me fut ditën e egjiptianëve që është propozuar me 24 qershor.

Rrezarta Kasniqi, anëtare e komisionit e përkrah që të futet si pikë shtesë 24 qershori festë zyrtare.

Rasim Selmanaj, anëtar i komisioni tha se ne emër të AAK-së jep mbështetje për 24 qershorin si festë zyrtare të egjiptianëve.

Valon Ramadani, anëtar i komisionit tha se duhet të shkoj në Kuvend për ndryshim ligji për festa zyrtarë.

Po ashtu në këtë mbledhje është votuar edhe plani për vitin 2020 si dhe ligjit për zyrtarë publik, dhe projektligji për pagat në sektorin publik.

Të ngjashme