Komisioni për Buxhet dhe Transfere është duke e mbajtur mbledhjen në të cilën po shqyrtohet Projektligji për rishikimin e Buxhetit për vitin 2020.
Kryetari i këtij komisioni, Hekuran Murati tha se janë duke i shqyrtuar amendamentet.
“Jemi duke i shqyrtuar amendamentet”, tha Murati.
Ai shtoi se nuk dihet a mund të përfundojnë sot që Projektligji të kalon ne Kuvend në lexim të dytë.
“Varet a e përfundojmë sot”, tha shkurt ai, raporton Telegrafi.
Po ashtu, nga votimi përfundimtar i këtij Projektligji varen edhe pagesat ndaj qytetarëve nga Pakoja Emergjente Fiskale.
Ky Projektligj ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës më 13 korrik me 67 vota për dhe një abstenim.