Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi ka njoftuar se ueb-faqja e tij ka qenë cak i një sulmi të pasuksesshëm kibernetik, në kohën kur në Rusi po mbahen zgjedhjet presidenciale.
Kryetarja e Komisionit, Ella Pamfilova ka thënë tentim-sulmi është kryer nga kompjuterët nga 15 shtete të ndryshme, por nuk ka treguar se për cilat shtete bëhet fjalë.
Pamfilova ka thënë se kjo ka ndodhur në kohën kur në Lindjen e Largët të Rusisë kishte nisur procesi zgjedhor.
Autoritetet në Shtetet e Bashkuara janë duke hetuar për ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016, ndërkaq autoritetet ruse pretendojnë se fuqitë e huaja po tentojnë që të ndërhyjnë në zgjedhjet presideciale në Rusi.