Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka shqyrtuar Projektligji për Inspektoratin e Arsimit, raporton Ekonomia Online.
Anëtarët e komisionin shpalosën propozimet e tyre lidhur me këtë Projektligji, që kryesisht ishin vërejtje teknike.
Ndërsa votimi i këtij është shtyrë për mbledhjen e radhës.
Para komisionit më 6 shkurt Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, para këtij komisioni kishte prezantuar Projektligjin.
Bytyqi theksoi se ky ligj ndahet me dy grupe, i pari është grupi që merret me matjen e performancës apo cilësisë së mësimdhënësve dhe e dyta inspektorët që merren me zbatimin e legjislativit.
Kurse me 15 maj në komision Drejtori i Inspektoriatit të Arsimit, Defrim Gashi, tha se ky mekanizëm duhet të mbetet brenda MAShT-it sepse, sipas tij, është shtylla kryesore e ministrisë për të cilën ministri duhet të ketë informacione.
“Te neni 21 që ka të bëjë me sanksionet kundërvajtës me gjobë, e kemi të shkruar. Si detyrë obligim e kemi kryer. Paneli i Artë është një komision që do të merret me trajtimin e ankesave, kërkesave që lidhen me procesin e vlerësimit të performancës së mësimdhënëseve, nëse një mësimdhënës konstaton se ndaj tij është bërë një padrejtësi ky Panel i Artë i njohur si komision që merret për trajtimin e lëndëve”.
Inspektorati ka për obligim: