Komisioni Komunal për Vlerësimin dhe Përzgjedhjen e Familjeve të Mundshme Përfituese nga Programi i Veçantë i Banimit Social në Prishtinë, do të bëjë vlerësimin dhe verifikimin e gjendjes së banimit të të gjithë atyre që kanë aplikuar në programin e veçantë për banim social, ashtu që drejtpërdrejt nga terreni të konstatojmë vërtetësinë e aplikacioneve.
Siç thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës, deri më tani gjatë tërë procesit të punës në Komision ka pasur vëzhgues nga ana e shoqërisë civile, të cilët kanë pas qasje në tërë procesin.
“Komisioni Komunal për vlerësim dhe verifikim, u bënë thirrje publike shoqërisë civile dhe mekanizmave tjerë të interesuar që të emërojnë vëzhgues të cilët do jenë prezent gjatë vizitave në terren, në mënyrë që të shpërfaqet transparenca e këtij procesi”, thuhet në njoftim.
“Vëzhgimi i juaj gjatë këtij procesi të vlerësimit dhe verifikimit është i një rëndësie të veçantë sepse do të na ndihmojë në evitimin e çfarëdo mundësie të ndonjë lëshimi, sa do i vogël që të jetë ai”.