Komisioni voton ndryshimet në Projektligjin për demarkacionin

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 12:19 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Jashtme, në mbledhjen e tij të dytë, ka siguruar votat e 7 deputetëve anëtarë të këtij komisioni.

Pas gabimit të numërimit të votave nga kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme, ku po votohej për bashkëngjitjen e dokumenteve me anë të të cilave LDK me grupet e tjera ka arritur marrëveshje përveç VV-së për sjellë në votim demarkacionin, u mblidh përsëri komisioni.

Përkundër që fotoja po tregonte që votat ishin 6 me 4, kryetarja e komisionit Vjosa Osmani tha se ishin 5 me 5 dhe deputetët u detyruan që të vijnë përsëri për të votuar por kësaj radhe munguan deputetët e LVV-së.

Osmani, theksoi se pjesë përbërëse e ligjit janë, marrëveshja e kufirit e nënshkruara 2015, deklarata e presidentëve, dokumentacioni zyrtar i komisionit për orientim.

Sami Kurteshi, pyeti për raportin e Bulliqit a ka normë ligjore a vetëm orientues, që sipas tij. nuk do duhej të ishin së bashkangjitur raportet Meha dhe Bulliqi sepse përmbajnë shkelje.

Herën e parë pati gjashtë vota, mirëpo u bë një gabim gjatë numërimit dhe u tha se janë vetëm 5.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/votat-numerohen-gabimisht-komisioni-shqyrton-serish-projektligjin-per-demarkacionin/

 

Të ngjashme