Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, është ndarë nga jeta sot në moshën 80-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Migracionit e Kombeve të Bashkuara përmes llogarisë së tyre zyrtare në Twitter.
“Sot mbajmë zi për humbjen e një njeriu të madh, një lideri dhe një vizionari: ish-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan”, thuhet në postimin e tyre.
Annani është kujtuar edhe nga Komiteti i Çmimit Nobel, transmeton Klan Kosova.
“I ndjeri kishte fituar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2001 falë punë së tij për një botë më të organizuar dhe më paqësore”, thuhet në shkrimin e tyre.